Gareth: Marrëveshja i hap rrugën Maqedonisë drejt NATO-s dhe BE-së

Maqedonia

Gareth: Marrëveshja i hap rrugën Maqedonisë drejt NATO-s dhe BE-së

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 13:04
Ambasadori britanik në Shkup, Charles Gareth

Ambasadori britanik në Shkup, Charles Gareth përshëndeti marrëveshjen e arritur mes kryeministrave Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras për kontestin për emrin duke thënë se kjo do t’ia hapë rrugën Maqedonisë që të shkojë përpara në integrimet euroatlantike, drejt BE-së dhe NATO-s.

“Kjo nuk është mirë vetëm për Maqedoninë, por edhe për rajonin”, tha Gareth pas nënshkrimit të Memorandumit për bashkëpunim me Qeverinë e Maqedonisë.

Ai shfaqi shpresë se Maqedonia do të marrë datën për fillim të negociatave inkuadruese në takimin e Këshillit të BE-së, ndërsa më vonë edhe ftesë për anëtarësim në NATO.

Ambasadori britanik e përsëriti deklaratën e ministrit të Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, Boris Jonson se ky është lajm fantastik dhe se për arritjen e kësaj marrëveshje nevojitet lidership i madh dhe trimëri politike, duke iu bërë thirrje liderëve të të dy vendeve që të përfitojnë nga benefitet që do t’i sjellë marrëveshja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat