Zaev shkon të informojë Ivanov rreth marrëveshjes, ai e refuzon

Maqedonia

Zaev shkon të informojë Ivanov rreth marrëveshjes, ai e refuzon

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 12:27
Zaev- Ivanov

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev dhe ministri i Jashtëm Dimitrov, mëngjesin e sotëm dorëzuan marrëveshjen në Presidencë për zgjidhjen e çështjes së emrit te presidenti i vendit Gjorgje Ivanov.

Takimi zgjati vetëm dy minuta, pasi  Ivanov braktisi takimin duke mos pranuar as të njoftohet rreth përmbajtjes së marrëveshjes dhe paralajmëroi se gjatë ditës do te paraqitet ne konferencë për shtyp dhe të informojë opinionin publik rreth qëndrimit të tij.

Ndërkohë nga Qeveria u bën thirrje të gjitha forcave politike dhe faktorëve politikë që të bashkohen rreth interesave nacionale, dhe të japin mbështetje për prosperitetin e qytetareve për anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE.

Pas arritjes së marrëveshjes për emrin, nga dje Maqedonia do të quhet Republika e Maqedonisë së Veriut.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat