Forumi i Patriotëve Mendjelirë: Tradhti e pa haruar e Zaevit

Maqedonia

Forumi i Patriotëve Mendjelirë: Tradhti e pa haruar e Zaevit

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 12:07
Zoran Zaev

Forumi i Patriotëve Mendjelirë të cilët më herët u vunë kundër qeverisjes së Nikolla Gruevskit, tash reaguan ashpër kundër marrëveshjes Zaev-Tsipras. Thonë se nuk do të përkrahin ndryshimin e Kushtetutës, dhe paralajmëruan se në referendumin e paralajmëruar do ta organizojnë popullin me qëllim që t’i kundërvihet kësaj tradhtie të të pabesit Zaev.

“Forumi i Patriotëve Mendjelirë ashpër reagojnë për sjelljen e tradhtarit të madh Zoran Zaev dhe shërbëtorëve të tij. Qëllimi i Forumit të Patriotëve të Lirë është integrimi i Republikës së Maqedonisë në BE dhe NATO, por në asnjë çast nuk do të lejojmë shtrembërim të kurrizit dhe sjellje tradhtare. Përkundrazi, në kohën kur BE bisedon për ndryshimin e modelit si ndalimi i të drejtës për veto, për ne është e pakuptueshme tradhtia e Zoran Zaev.

Duam t’i tregojmë tradhtarit Zaev të ndaloj të poshtëroj historinë e Maqedonisë dhe njerëzve që ja kanë kushtuar jetën Maqedonisë. Është e qartë se tradhtari Zaev duhet të ulet dhe të lexojë pak historinë e Maqedonisë, sepse nëse do të kishte lexuar, do të dijë se të gjithë të rënët për Maqedoni të cilët dje i përmendi, kanë luftuar për shtet të pavarur dhe sovran maqedonas.

I bëjmë thirrje tradhtarit Zaev që të tregojë të gjithë pjesën e marrëveshjes. Ajo që ishte e thënë në konferencën e mbrëmshme për ne nuk ka asnjë rëndësi, sepse Zaev në suaza botërore është shembulli kryesor i politikanit që qëndrimet e tij politike i ndërron më shpesh se sa me çorapet që i bart”, reagojnë nga ky forum.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat