Bullgaria do të kërkojë garanci që marrëveshja për emrin nuk përmban pretendime ndaj fqinjëve - Bota Sot
Bullgaria do të kërkojë garanci që marrëveshja për emrin nuk përmban pretendime ndaj fqinjëve

Maqedonia

E enjte, 21 qershor 2018

Bullgaria do të kërkojë garanci që marrëveshja për emrin nuk përmban pretendime ndaj fqinjëve

Më: 12 qershor 2018 Në ora: 22:00
Bullgaria

Ministria për Punë të Jashtme të Bullgarisë e ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes për çështjen e emrit të Maqednisë.

Sipas tyre, kjo e hap rrugën për integrimin euro-atlantik të fqiut bullgar, duke shtuar se është mundësi e vërtetë që në përfundim të kryesimit bullgar të Këshillit të Evropës, të ketë përparim dhe mundësi për fillimin e bisedimeve për anëtarësim.

MPJ bullgare rikujton se Bullgaria e ka njohur vendin me emrin e tanishëm kushtetues, dhe se emri i ri nuk duhet të interpretohet si bazë për ndryshim të mundshëm të kufijve të tanishëm, ose pretendime ndaj fqinjëve, respektivisht gjuhës, kulturës, historisë e identitetit.

Njiherit, MPJ thotë se Bullgaria do të insistojë që të dy vendet, pra Maqedonia e Greqia të japin garanca se marrëveshja do të theksojë dhe vërtetojë këto dy çështje.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test