Shpallet konkurs për mirëmbatjen e sistemit AKMIS në gjykatat e Maqedonisë

Maqedonia

Shpallet konkurs për mirëmbatjen e sistemit AKMIS në gjykatat e Maqedonisë

Më: 12 qershor 2018 Në ora: 17:25
Ilustrim

Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë shpalli konkurs për mirëmbajtjen dhe përkrahjen e sistemit dhe harduerit të sistemit AKMIS për gjykatat e Maqedonisë për periudhën 12 mujore në vlerë prej 3.474.676 denarë, apo rreth 56 mijë euro.

Shërbimin do ta japë ai që do të ofrojë çmim më të ulët në ankandin elektronik. Konkurruesit duhet të kenë certifikatën përkatëse nga prodhuesi dhe të kenë përvojë në dorëzim, instalim, konfigurim dhe servisim në tre vitet e fundit të më së paku tre përdoruesve të këtij sistemi.

Përndryshe, grupi i punës i Ministrisë së Drejtësisë në dhjetor të vitit 2017 vërtetoi shkelje dhe keqpërdorje të sistemit AKMIS në funksionimin e Gjykatës Supreme, ku u konsttauan shkelje të procedurave në shpërndarjen e lëndëve nëpërmjet sistemit AKMIS dhe mbajtjen e regjistrit për lëndët e gjykatave. Kjo nënkupton se lëndët janë ndarë në dorë, e jo nëpërmjet sistemit kompjuterik për ndarje anonime të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat