Dëshmitarit në rastin Monstra i bie të fikët: “Kam parë një njeri me automat”

Maqedonia

Dëshmitarit në rastin Monstra i bie të fikët: “Kam parë një njeri me automat”

Më: 12 qershor 2018 Në ora: 14:16
Dëshmitari Ahmed Bekir

Dëshmitari Ahmed Bekir që ditën e vrasjes në Smillkovë ka qenë për peshkim në Liqen, dha disa deklarata kontradiktore për zhvillimet e vitit 2012 kur ndodhi vrasja e pesëfishtë. Gjatë marrjes në pyetje nga Fatime Fetai, Bekir u rrëzua në tokë dhe menjëherë u thirr ndihma e shpejtë.

Para se të alivanosej, Bekir nuk ishte i qartë se sa të shtëna i ka dëgjuar, kur i kishte parë djemtë të vdekur dhe kur ishte takuar më një njeri me pushkë automatike i cili tha se i kishte sharë dhe u kishte thënë të kthehen nga kanë ardhur. Bekir tha se ata vetë ia kishin treguar atij njeriu emrin pa i pyetur edhe pse prokurorja insistonte të tregojë se a i ka pyetur dikush për emrin duke aluduar se mos ka qenë ndonjë zyrtar të cilit janë të obliguar t’ia tregojnë emrin. Dëshmitari Bekir tha se kishte qenë gjithë ditën në peshkim në Smillkovë por nuk ka parë asgjë të dyshimtë.

“Rrugës për në shtëpi i pamë 4 persona të shtrirë në bark. Nuk guxuam ti prekim pasi u frikësuam shumë. Nuk kishin shenja jete. I anashkaluam dhe vazhduam rrugën për në shtëpi. Më herët dëgjova të shtëna. Meqë ishte errët, nuk pamë asgjë përreth nëse ka ndonjë njeri. Pasi u frikësuam nga krismat, neve erdhi të na marrë me makinë djali im. Ai njeriu me pushkë automatike nuk e mbaj mend nëse e pamë para ose pasi i pamë trupat. Vetëm na bërtiti dhe na tha kthehuni dhe na shau”, deklaroi, Ahmed Bekir, dëshmitar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat