Koumoutsakos: Kërkojmë debat në Kuvend para se të nënshkruhet marrëveshja

Maqedonia

Koumoutsakos: Kërkojmë debat në Kuvend para se të nënshkruhet marrëveshja

Më: 12 qershor 2018 Në ora: 10:56
Giorgos Koumoutsakos

Për derisa Tsipras i lajmërohet Mitocakis për ta informuar për marrëveshjen me emrin, atëherë lideri i partisë opozitare Demokraci e Re do të kërkojë debat në Kuvend para se të nënshkruhet marrëveshja, zbulon përgjegjësi për politikë të jashtme të partisë më të madhe greke, Giorgos Koumoutsakos, në intervistën për televizionin shtetëror ERT.

Siç njofton gazeta AIM nga Athina, Koumoutsakos thotë se para Prespës dhe para çfarëdo vendimi ose marrëveshje, duhet të njoftohet Kuvendi dhe qytetarët, sepse mendon se edhe nënshkrimi e obligon vendin, ndërsa Tsipras nuk e ka shumicën dhe është i vetëm në qeveri e tij, me atë se partneri i koalicionit Panos Kamenos është kundër përdorimit të termit Maqedoni.

Koumoutsakos vlerëson se populli grek duhet të njoftohet për marrëveshjen, çka përmban ajo dhe çka fiton dhe çka humb Greqia. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat