OBRM-PDUKM shprehet e rezervuar për ftesën e Zaev

Maqedonia

OBRM-PDUKM shprehet e rezervuar për ftesën e Zaev

Më: 12 qershor 2018 Në ora: 10:00
OBRM-PDUKM

Nga partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM mbrëmë në intervistë për portalin “Fokus” thanë se do të ishte jo serioze të japin mendime për procesin për të cilin nuk janë informuar, duke u përgjigjur në pyetjen se a e pranoni ftesën nga kryeministri Zoran Zaev që të qëndroni bashkërisht të një marrëveshjes eventuale për emrin me Greqinë, nëse për ta marrëveshja do të ishte dinjitoze.

“Ne disa herë publikisht e kemi theksuar jemi të shqetësuar për mënyrën se si zhvillohen bisedimet. LSDM dhe Zaev i zhvillojnë vetë bisedimet dhe nuk e lajmërojnë opinionin, dhe askënd tjetër, për çka dhe si bisedohet, pra ne të gjithë tjerët ngelëm të ç’kyçur nga procesi. Sepse Zaev të gjithë këtë e udhëhiqte larg syve të opinionit, do të ishte jo serioze që edhe ne të japim mendime për procesin që nuk jemi të informuar, se më kemi parë se sa në mënyrë jo serioze zhvillohen bisedimet, thonë nga OBRM-PDUKM. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat