Komuna e Çairit shpall thirrje publike për delegatë të Këshillit Rinor Lokal

Maqedonia

Komuna e Çairit shpall thirrje publike për delegatë të Këshillit Rinor Lokal

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 23:10
Komuna e Çairit

Komuna e Çairit, shpall thirrje për aplikime për delegatë në Kuvendin ? Këshillit rinor lokal në Komunën e Çairit.Kemi nder të veçantë të Ju ftojmë të paraqiteni për të qenë pjesë e Kuvendit të Këshillit rinor lokal në Komunën e Çairit.

Thirrja është e hapur për të gjitha organizatat rinore, forumet rinore të partive politike, organizatat kulturore dhe sportive, organizatat e gjimnazistëve dhe ato studentore, dhe të gjitha format tjera të organizimit rinor, e që i plotësojnë kriteret e ardhshme:

– Të jenë aktive me atë që në vitin e kaluar të kenë zbatuar aktivitete nga ose për të rinjtë në kuadër të Komunës së Çairit.

– Përfaqësuesit e organizatave të cilët do të jenë prezent në Kuvend të jenë në moshë prej 15 deri 30 vjeç.

APLIKIMI:Të gjithë organizatat e interesuara që i plotësojnë kriteret për anëtarësim duhet t’i dorëzojnë dokumentet e nevojshme në [email protected] ose t’i sjellin në arkivin e Komunës së Çairit në rrugën Hristijan Todorovski Karposh – Shkup, të emërtuara “për Këshillin rinor lokal – Çair”.
Dokumentet e nevojshme

1. Portfolio për punën e organizatës/grupit joformal

2. Letër motivimi për pjesëmarrje jo më shumë se 300 fjalë

3. Raportin vjetor për punën e vitit të kaluar (i cili vërteton se organizata ka qenë aktive në vitin e kaluar me aktivitete të realizuara për apo nga të rinjtë në Komunën e Çairit)

Dokumente shtesë: Dokumente të cilat vërtetojnë punën e organizatës/strukturën. (Nuk janë të detyrueshme, por preferohen)

1. Statuti

2. Programin vjetor për vitin 2016 (nëse organizata posedon dokument të tillë)
Afati për aplikim është nga 11.06.2018 deri më 30.06.2018.
Aplikacionet do të shqyrtohen nga Komisioni komunal për verifikim të anëtarësisë dhe nëse është e nevojshme, Komisioni komunal për verifikim do të kërkojë nga aplikantët dokumente shtesë për të verifikuar kriteret.
Jemi në dispozicion për informata shtesë, dhe shpresojmë në praninë tuaj.
Me respekt,

Komuna e Çairit

Kontakt telefoni: 02 2603 040.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat