Boshnjakovski: Saraçini dhe Trajanovski janë angazhuar në Shërbimin për shtyp në Qeveri

Maqedonia

Boshnjakovski: Saraçini dhe Trajanovski janë angazhuar në Shërbimin për shtyp në Qeveri

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 21:24
Boshnjakovski

Aktivistët civilë, Zarko Trajanovski dhe Petrit Saraçini janë të angazhuar në Shërbimin për shtyp të qeverisë, konfirmoi zëdhënësi i qeverisë, Mile Boshnjakovski për “Plusinfo”.

Trajkovski në opinion njihet si aktivist qytetar dhe pjesëmarës në Revolucionin e Larëm.

Saraçini, edhe më herët kishte qenë pjesë e kabinetit të ish-ministrit Robert Alagjazov i cili dha dorëheqje ku së bashku me të edhe Saraqini kishte dhënë dorëheqje.

“Zharko Trajanovski dhe Petrit Saraçini angazhohen për të kryer detyra profesionale për nevojat e Departamentit për Marrëdhënie me Publikun të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Zharko Trajanovski është i angazhuar në hulumtime dhe analiza, ndërsa Petrit Saraçini për monitorimin e medias, në përputhje me kompetencat e tyre profesionale. Angazhimet e tyre rregullohen nga një marrëveshje kontraktuale, konfirmoi Boshnjakovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat