TNT: Tregohen detaje të reja nga mesazhet e shkëmbyera në mes Gruevskit dhe Janakieskit

Maqedonia

TNT: Tregohen detaje të reja nga mesazhet e shkëmbyera në mes Gruevskit dhe Janakieskit

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 16:13
Nikolla Gruevski

Përpara gjykatës për lëndën “TNT”, u shpalosën edhe 56 mesazhe të shkëmbyer mes Nikolla Gruevskit, Mile Janakieskit, një në mes Silvana Bonevës dhe Gruevskit, mesazhet që Fijat i ka dërguar Gruevskit, një mesazh nga Gruevski për Dragan Pavlovic Latas.

Në komunikimin me SMS midis Gruevskit dhe Janakieskit më 31 korrik 2011, ish-kryeministri urdhëroi ish-ministrin e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit t’i dërgonte fotografi të rrënimit. Janakieski për Fiat në një mesazh para se rrënimit thotë: “Kjo është për të një luftë për jetë ose vdekje”. Gruevski i përgjigjet: “Dhe për ne është e njëjtë”. Gruevski donte që prishja të jetë pikërisht të dielën, për të cilën Janakieski shkruan se më e herët që mund të jetë është dita e hënë. Pas përfundimit të rrënimit, ish-ministri në një mesazh njoftoi Gruevskin se objekti i madh nuk kishte rënë siç duhet: “Efekti vizual nuk është siç prisnim. Kam pasur një takim me minatorët dhe kam kërkuar një shpërthim”, i shkroi Janakieski Gruevskit.

Nikolla Gruevski, mesazhet e paraqitura i quajti “mbeturina”.

Gjykata seancën e ardhshme për këtë lëndë e caktoi për me 3 korrik. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat