MPB: Kadetët nuk i pranuam në punë për shkak se kanë dosje penale

Maqedonia

MPB: Kadetët nuk i pranuam në punë për shkak se kanë dosje penale

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 15:25
Ilustrim

“Gjatë kontrollit të detajuar të sigurisë u konstatua se 35 kadetë që protestuan para Ministrisë së Brendshme për mos-marrjen e kontratave të punës janë autorë të veprave penale dhe për këtë arsye nuk pranohen të punojnë. Ky është vendimi përfundimtar i Ministrisë, nuk është normale të marrim njerëz me vepra penale, sepse ato janë të rrezikshme”, shpjegojnë nga Ministria e Brendshme.

Kadetët që protestonin para Ministrisë së Brendshme nuk kaluan kontrollin e sigurisë dhe për këtë arsye nuk iu dha një kontratë pune, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme për agjencinë e lajmeve “Makfax”.

Disa prej kadetëve të gjeneratës 2017/2018, sot protestuan jashtë Ministrisë së Brendshme për të shprehur zemërimin e tyre sepse nuk kanë marrë ende një kontratë pune nga Ministria, edhe pse ata thonë se kanë përfunduar me sukses trajnimin për zyrtarë të policisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat