Stipe Mesiq vlerëson lartë faktorin politik shqiptar në Maqedoni

Maqedonia

Stipe Mesiq vlerëson lartë faktorin politik shqiptar në Maqedoni

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 15:21
Stipe Mesiq

Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq, në një bisedë ekskluzive për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal, ka folur për bisedimet midis Shkupit dhe Athinës rreth çështjes së emrit, rolin e faktorit politik shqiptarë të Maqedonisë në këtë proces, si dhe për angazhimet e Qeverisë Zaev për të ndërtuar një shtet për të gjithë qytetarët e Maqedonisë.

“Gjithnjë është mirë kur dy shtetet bisedojnë. Problemin të cilin e ka Greqia me emrin Kushtetues të Maqedonisë është zgjatur shumë. Duke i pasur parasysh zhvillimet e përgjithshme në nivel global, mendoj se në raportet ndërkombëtare dhe rajonale, si dhe çelësi i stabilitetit brenda këtyre shteteve dhe stabilitetit të rajonit është zgjidhja e këtij kontesti. Zgjidhja është në duart e Shkupit dhe Athinës zyrtare. Megjithatë është shumë e rëndësishme të ketë mbështetje të fuqishme nga bashkësia ndërkombëtare, që ky kontest të zgjidhet dhe të jetë i pranueshëm për dyja palët. Sinqerisht, shpresoj se ky kontest do të zgjidhet, dhe se kjo do të ishte në favor të dyja vendeve, por edhe për gjithë rajonin, i cili duhet të ecë përpara në integrimet euro-atlantike”, thotë për Zhurnal, Stipe Mesiq, ish-presidenti i Kroacisë.

Sipas tij, edhe faktori politik shqiptarë është i përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë në bisedimet për çështjen e emrit dhe se po luan një rol konstruktiv.

“Faktori politik shqiptarë në Maqedoni, është i përfaqësuar në institucionet e Republikës së Maqedonisë si dhe në Qeveri. Sa po e ndjek situatën, shoh se politikanët shqiptarë në Maqedoni luajnë një rol konstruktiv kur janë në pyetje bisedimet për çështjen e emrit me Greqinë. Nga ajo që po e përcjell situatën në bisedimet me Greqinë rreth çështjes së emrit është i kyçur edhe zv/kryemnistri Bujar Osmani. Nëse mirë më kujtohet ai për këtë çështje disa herë e ka vizituar Athinën. Qeveria e tanishme e Republikës së Maqedonisë e kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev, po jep sinjale pozitive në raport me fqinjët, rajonin dhe bashkësinë ndërkombëtar”, thekson presidenti Mesiq.

Mesiq konstaton se politikat e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë udhëhiqen nga sllogani “Qeveri për qytetarët” dhe “Një shtet për të gjithë” dhe këtu po shoh se po dominon koncepti shtetëror.

“Maqedonia është shtet shumëetnik dhe këtu është shumë me rëndësi që të vendohet balansi ndër-etnik dhe harmonia e bashkëjetesës, dhe se një bashkësi etnike nuk duhet fare të ndjehet e lënë pas dore, por as të jetë e privilegjuar. Në këtë drejtim është duke punuar Qeveria e tanishme e Maqedonisë, duhet të pranojë, se ka arriturr përparim të madh historik”, vlerëson Mesiq. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat