Telefonata mes Zaevit dhe Tspiras pritet të ndodhë sot

Maqedonia

Telefonata mes Zaevit dhe Tspiras pritet të ndodhë sot

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 14:46
Zoran Zaev dhe Aleksis Tspiras

Sot pritet të ndodhë biseda telefonike mes kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev dhe homologut të tij grek, Aleksis Tspiras, për çështjen e emrit.

Dëshmi për këtë sipas mediave greke është takimi jo i rregullt i krye diplomatit grek, Nikos Kocias me kryeministrin, Tsipras. Kocias që nga mëngjesi ndodhet në godinën e kryeministrisë, ndërsa përmes një postimi në rrjetin social Twitter tashmë ka paralajmëruar se për zhvillimet rreth emrit do të deklarohet  gjatë kësaj mbrëmje.

Se biseda telefonike e paralajmëruar dhjetëra ditë më parë do të ndodhë sot, shkruan edhe portali Makfax.  Kjo e fundit duke cituar burime të larta diplomatike raporton se negociatat nuk janë në fazën “Merre ose lëre!”.

Sipas Makfax, gjatë fundjavës këshilltarët e dy vendeve kanë biseduar dhe kanë arritur progres. Ata kanë vërtetuar përkushtim për arritjen e marrëveshjes, duke propozuar zgjidhje të mundshme, me ç’rast pala maqedonase ka ofruar zgjidhje kreative për mbrojtjen e identitetit dhe gjuhës maqedonase. Pas bisedës mes këshilltarëve, kryeministri, Zaev me krye diplomatin, Nikolla Dimitrov dhe këshilltarin, Dane Talevski janë konsultuar që të unifikojnë një qëndrim për çështjet që akoma nuk janë mbyllur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat