Të akuzuarit e PSP-së ankohen në Strazburg

Maqedonia

Të akuzuarit e PSP-së ankohen në Strazburg

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 12:16
Foto ilustrim

Gjykata në Strazburg do të vërtetoj se a ka pasur shkelje juridike te lëndët e Prokurorisë Special në Maqedoni.

Nga kjo gjykatë për një pjesë të mediave kanë konstatuar se këtë vit kanë mbëritur disa ankesa nga avokatë të të akuzuarve në lëndët e Speciales.

Jo zyrtarisht, njëra nga ankesat ka të bëjë me vendimin që përgjimet të jenë fakte për procedurat gjyqësore të PSP-së.

Sipas mbrojtjes së të akuzuarve në lëndët që i udhëheq PSP-ja, ankesat e dorëzuara në Strazburg kanë të bëjnë me dëmtimin e Konventës për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut.

Ata theksojnë se në pajtim me Ligjin për gjykatat, është e paraparë përgjegjësi për gjyqtarët nëse nuk i respektojnë vendimet e Gjykatës evropiane.

Nga ekipi i avokatëve të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, për mediat kanë vërtetuar se nga muaji mars kanë dorëzuar disa kërkesa, por nuk kanë zbuluar detaje se nga kush vijnë ankesat, a kanë marr përgjigje dhe në cilën fazë të rishikimit janë ankesat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat