Dëshmitarë të rinj dhe “bomba” do ta zbardhin masakrën në Smilkovës

Maqedonia

Dëshmitarë të rinj dhe “bomba” do ta zbardhin masakrën në Smilkovës

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 10:13
Pamje nga vendi i ngjarjes

Dëshmitarë të rinj dhe përgjime të reja telefonike të Prokurorisë Speciale për rastin “Monstra” pritet të zbardhen për vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smilkovës.

Në rend të parë do të dëgjohen bisedat telefonike që i posedon Prokuroria për këtë rast, shkruan gazeta “Nezavisen”.

Nesër duhet të filloj procedura e shfaqjes së fakteve me dëshminë e Romëve të cilët kanë qenë në vendin e ngjarjes. Sipas dispozitave të Ligjit për procedurë penale, kjo pjesë e procedurës nuk mund të ketë ndryshime të akuzës, por as edhe dëshmitarë të ri. Në fillim duhet të pyeten dëshmitarët e Prokurorisë themelore. Pastaj Prokuroria Speciale do t’i dorëzoj faktet e saja mes të cilave edhe përgjimet telefonike.

Avokati pret që PSP-ja të propozoj fakte të reja dhe dëshmitarë të ri pas hetimeve të reja që zgjatën dy vite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat