Tzanakopoulos: Jam optimist se Zaev do të bëj hap vendimtar

Maqedonia

Tzanakopoulos: Jam optimist se Zaev do të bëj hap vendimtar

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 10:10
Dimitris Tzanakopoulos

Jam optimist se Kryeministri i Maqedonisë do ta bëj “hapin vendimtar” dhe do të arrihet marrëveshje, deklaron zëdhënësi i qeverisë greke Dimitris Tzanakopoulos në intervistën e tij për gazetën greke “Nea Selida”.

“Bisedimet, por edhe vendimi politik për zgjidhjen e çështjes së emrit nuk janë të lehta. Zaev duhet të mendoj për të gjitha aspektet dhe të ndërmarrë përgjegjësi të madhe për bashkëqytetarët e tij, gjë që jam i sigurt se do ta bëjë. Jam optimist se në fund Zoran Zaev do ta bëj hapin vendimtar dhe do të arrijmë deri te marrëveshja”, thotë Tzanakopoulos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat