Në Shkup vazhdon gjykimi për lëndën “T.N.T”

Maqedonia

Në Shkup vazhdon gjykimi për lëndën “T.N.T”

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 09:04
Kosomos

Në Gjykatën Penale sot do të mbahet seancë e re e lëndës “T.N.T” të Prokurorisë Speciale Publike (PSP) për prishjen e kompleksit “Kosomos”, në pronësi të afaristit Fijat Canovski.

Seanca e kaluar u shty për shkak të mospjesëmarrjes së të akuzuarës Marika Zafirovaska. Avokati i saj, Donço Nakov tha se Zafirovska ka qenë e sulmuar më 1 maj në Katllanovë, dhe se nuk është në gjendje të vij në seancë. Mospjesëmarrjen e saj e arsyetoi me vërtetim mjekësor.

Mes të akuzuarve për rënimin e “Kosomos” janë edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri për transport dhe lidhje, Mile Janakieski dhe ish-kryetari i Komunës Gazi Babë, Toni Trajkovski.

Sipas PSP-së, të akuzuarit në vitin 2011 kanë kryer vepër penale për urrejtje politike përmes rrënimit të kompleksit “Kosmos” të Fijat Canovskit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat