Banorët e Timjanikut dhe Negotinës kundër vendimit të MPPS-së për vendosje të fëmijëve me nevoja të veçanta në vendbanimet e tyre

Maqedonia

Banorët e Timjanikut dhe Negotinës kundër vendimit të MPPS-së për vendosje të fëmijëve me nevoja të veçanta në vendbanimet e tyre

Më: 10 qershor 2018 Në ora: 21:42
Banorë të Timjanikut, Negotinës, nuk duan që fëmijë me nevoja të veçanta

Banorë të Timjanikut, Negotinës, nuk duan që fëmijë me nevoja të veçanta të vendosen në vendbanimet e tyre. Pasi që nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale paralajmëruan se nesër, e hënë, tre fëmijë me nevoja të veçanta nga Enti i veçantë në Demir Kapi do të vendosen në një shtëpi të vogël për grupe fëmijësh në Negotinë, e pastaj deri në fund të muajit, katër fëmijë nga Enti do të vendosen edhe në fshatin Timjanik, një grup i banorëve të këtyre vendeve organizuan protestë kundër këtij vendimi.

Qindra banorë të këtij fshati, por edhe nga qyteti i Negotinës, të premten dolën në protestë dhe e bllokuan rrugën Timjanik-Disan në kohëzgjatje prej një ore, në shenjë revolte ndaj vendimit të MPPS-së. Ata sqarojnë se nuk kanë asgjë kundër fëmijëve me nevoja të veçanta, por sipas tyre, prioritet e kanë hapjen e çerdhes për fëmijë e jo shtëpi për grupe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat