Vizitë zyrtare e kryeministrit Zoran Zaev në Gjermani më 13 dhe 14 qershor

Maqedonia

Vizitë zyrtare e kryeministrit Zoran Zaev në Gjermani më 13 dhe 14 qershor

Më: 10 qershor 2018 Në ora: 17:34
Zoran Zaev

Delegacion i Qeverisë së Maqedonisë, e kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev më 13 dhe 14 qershor do të qëndrojë për vizitë pune në Frankfurt, Gjermani.

Shërbimi për shtyp i Qeverisë informoi se në suaza të ditës së parë të kësaj vizite janë paraparë takime mes përfaqësuesve të Qeverisë dhe profesorëve dhe mjekëve të njohur nga Klinika universitare – Johann Wolfgang Goethe. Qëllimi është përforcimi dhe shqyrtimi i mundësive të reja në thellimin e bashkëpunimit me këtë institucion shëndetësor të njohur.

Gjatë ditës së dytë të vizitës kryeministri Zaev dhe ministrat e Qeverisë së Maqedonisë do të realizojnë takime me përfaqësues të Deutsche Bank, si dhe me udhëheqësitë e disa kompanive të suksesshme gjermane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat