Boshnjakovski: Nuk ka qëndrime të kundërta në Qeveri, Zaev dhe Dimitrov janë në vijë të njejtë

Maqedonia

Boshnjakovski: Nuk ka qëndrime të kundërta në Qeveri, Zaev dhe Dimitrov janë në vijë të njejtë

Më: 10 qershor 2018 Në ora: 15:26
Qeveria

Qeveria e Maqedonisë përgënjeshtroi informatat e publikuara në disa media për ndarje dhe qëndrime të kundërta brenda Qeverisë. Thonë se janë të bashkuar dhe të përkushtuar për zgjidhjen e çështjes së emrit, si dhe për përforcim të dinjitetit dhe identitetit të qytetarëve të Maqedonisë.

Siç deklaroi për AIM zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski, nuk ekziston asnjë ndarje në rradhët e Qeverisë së Zaevit.

“Kryeministri Zoran Zaev, ministri për punë të jashtme, Nikolla Dimitrov dhe të gjithë anëtarët e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë janë në vijë të njejtë, unike, fuqishëm të vendosur dhe të dedikuar për zgjidhje të çështjeve dhe përforcim të dinjitetit dhe identitetit të qytetarëve të Maqedonisë”, tha Boshnjakovski.

Sipas tij, Qeveria, të gjithë anëtarët e saj veprojnë bashkërisht drejt plotësimit të qëllimit strategjik të Republikës së Maqedonisë, anëtarësimi në NATO dhe BE dhe me këtë proces të sigurojnë jetë më të mirë për qytetarët e vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat