MPB-ja hedh poshtë lajmet për ndryshime komanduese në njësinë “Tigrat”

Maqedonia

MPB-ja hedh poshtë lajmet për ndryshime komanduese në njësinë “Tigrat”

Më: 10 qershor 2018 Në ora: 13:02
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) informon opinionin se përkatësia partiake, fetare, apo ndonjë tjetër, nuk është dhe nuk do të jetë kriter për ngritje profesionale në detyrë në strukturat organizative të ministrisë.

MPB-ja kategorikisht demanton njoftimet në media, për gjoja ndryshime kadrovike në njësinë speciale “Tigrat”, respektivisht ndryshime komanduese.

Sipas kësaj ministrie, bëhet fjalë për një lajm krejtësisht tendencioz dhe të pavërtetë.

Përndryshe, portale online të afërta me opozitën maqedonase publikuan lajme për emërimin e një shqiptari në pozitë të lartë në këtë njësi speciale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat