Zv.drejtori i doganave, Buçi: Qeveria do jetë në shërbim të fëmijëve me nevoja të veçanta

Maqedonia

Zv.drejtori i doganave, Buçi: Qeveria do jetë në shërbim të fëmijëve me nevoja të veçanta

Më: 10 qershor 2018 Në ora: 08:06
Zv.drejtori i doganave, Buçi: Qeveria do jetë në shërbim të fëmijëve me nevoja të veçanta

Para disa dite në Shkup është promovuar Qendra sociale për fëmijët me nevoja të veçanta ndërsa krahas ministres për punë dhe politikë sociale znj. Mila Carovska i pranishëm ishte dhe zv.drejtori i doganave z. Irfan Buçi i cili është shprehur i gatshëm që të ndihmojë gjithmonë në raste të tilla dhe për fëmijët në nevojë të cilët kanë më së shumti nevojë dhe ju duhet përkrahje jashtëzakonisht e madhe nga shoqëria, ndërkohë që zv.drejtori Buçi është shprehur se në të ardhmen pushteti duhet të bëj më shumë për këtë kategori të shoqërisë.

Postimi:

Javën që lamë pas u përurua qendra sociale për fëmijet me nevoja të veçanta. Ishte kënaqësi e e veçantë për mua dhe disa shokë të mi që e ndihmuam këtë qendër sociale dhe drejtusen e kësaj qendre znj.Zimrete Bela. Kjo shoqatë ishte e vendosur në Shkollën Fillore “Liria” në Bit pazar në dy klasa tepër të ngushta kurse sot fëmijët me nevoja të veçanta kanë kushte shumë më të mira dhe hapsirë për të mësuar. Faleminderim të veçantë për kontributin shkon deri tek Drejtori i Policisë Finansiare z. Arafat Muharemi i cili ndihmoji shumë deri tek nënshkrimi i memorandumit në mes Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale , gjegjësisht ministresha znj.Mila Carovska dhe Shoqatës.  Dua ta falenderoj edhe Drejtorin për Parqe dhe Gjelbërim z.Ardijan Muça i cili e zbukuroi parkun nga jashtë dhe vendosi lule pranë objektit dhe i dha pamje të këndshme. E falenderoj Shmeki i cili e mobiloi objektin dhe ndërmarjen Ledikom i cili bleu perdet dhe tepisonet në shkollë.Ndjehem tepër i gëzuar për dy gjëra:
Njëra ndihmova Shoqatën dhe znj. Zimrete Bela që të ketë kushte dhe hapsirë të mirë në këtë objekt, kurse tjetra që më bën edhe më të gëzuar që i ndihmova djalit tim VIGANIT që edhe ai të ketë kushte në vijimin e mësimit me logopedët dhe defektologët që punojnë në shoqatë. Shpresoj dhe besoj se në të ardhmen Qeveria dhe Pushteti Lokal do të kenë vullnet dhe dëshirë që të na ndihmojnë neve prindërve që kemi femijë me nevoja të veçanta dhe njëkohësisht edhe mësueseve që punojnë me fëmijët tanë pse jo edhe biznismenet që kanë mundësi të ndihmojnë , sepse aty ka fëmijë që kushtet nuk i kanë të mira që të bëjnë pagesen simbolike sa për të funksionuar.  Shpresoj se në të ardhmen do të ketë edhe donatorë që do ta ndihmojnë këtë shoqatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat