Gerovasili: Zgjidhja do të sjellë përfitime për të dyja vendet

Maqedonia

Gerovasili: Zgjidhja do të sjellë përfitime për të dyja vendet

Më: 9 qershor 2018 Në ora: 19:19
Olga Gerivasili

Duhet të shmangemi nga fobitë dhe shpirtrat nga e kaluara dhe në mënyrë dinamike ta shohim ardhmërinë, thotë ministrja greke e Rikonstruktimit Administrativ, Olga Gerivasili në intervistën për agjencinë greke e lajmeve ANA-MPA, lidhur me bisedimet për kontestin me emrin.

“Çdo forcë politike duhet të ndërmarrë përgjegjësi si ndaj popullit grek, ashtu edhe ndaj historisë. Zgjidhja e emrit dhe normalizimi i plotë i marrëdhënieve dypalëshe me vendin tonë fqinj vetëm dobi mund të na sjellin për vendin, veçanërisht për banorët e Greqisë veriore. Duhet t’ shmangim fobitë dhe shpirtrat nga e kaluara dhe në mënyrë dinamike ta shohim ardhmërinë”, thotë Gerovasili. 

Siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina, ministrja greke komenton se janë pjekur kushtet për marrëveshje midis të dyja vendeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat