Maqedoni, IPA fonde të pashfrytëzuara për shkak të mungesës së bashkëpunimit institucional

Maqedonia

Maqedoni, IPA fonde të pashfrytëzuara për shkak të mungesës së bashkëpunimit institucional

Më: 9 qershor 2018 Në ora: 18:59
Ilustrim

Nga OJQ Info Qendra, theksojnë se është e nevojshme të përforcohen kapacitetet e sektorëve të vetëqeversijes lokale, të cilët aktualisht nuk janë të përgatitur mjaftueshëm dhe të njoftuar me procesin e aplikimit për fondet evropiane.

Në analizën e programit “Kapacitet për shfrytëzim dhe programim të fondeve IPA në nivel lokal” lidhur me shfrytëzimin e mjeteve nga programi IPA 2 u përfshinë komunat: Tetovë, Manastir, Strumicë dhe Shkup. Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arrifi tha se rrënja e problemit qëndron edhe në pushtetin qendror, që nuk arrin të tërheqë shumën e mjaftueshme të mjeteve, të cilat programi IPA i ka dedikuar për projekte që duhet të realizohen në Maqedoni.

Njohësit e rrethanave vlerësojnë se institucionet nuk janë të gatshme dhe nuk i njohin procedurat rreth aplikimit për programin IPA. Në këtë proces duhet të përfshihen edhe universitetet e vendit, ku ekzistojnë kuadro që kanë njohuri për shfrytëzim maksimal të fondeve evropiane.

Planifikohet përgatitja e planeve aksionale gjatë vitit të ardhshëm, nëpërmjet të cilëve do të jepen rekomandimet bazë dhe hapat që duhet të ndërmerren nga komunat, rreth përforcimit të kapaciteteve të tyre për shfrytëzimin e fondeve nga programi IPA 2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat