Maqedoni, ndahen 4,2 milionë denarë për 20 projektet më të suksesshme hulumtuese të shkollave fillore dhe të mesme

Maqedonia

Maqedoni, ndahen 4,2 milionë denarë për 20 projektet më të suksesshme hulumtuese të shkollave fillore dhe të mesme

Më: 9 qershor 2018 Në ora: 18:18
Projekti “Sfida për hulumtuesit e rinj”

Në Qeverinë e Maqedonisë sot u mbajt takim për emërimin e 20 shkollave më të suksesshme në kuadër të projektit “Sfida për hulumtuesit e rinj”, e oragnizuar nga Fondi për zhvillim teknologjik dhe inovacione.

Kryeministri Zoran Zaev ju dëshiroi mirëseardhje nxënësve, mentorëve dhe profesorëve të pranishëm dhe së bashku me ministrat për arsim, Arbër Ademi dhe ministrin për shëndetësi, Venko Filipçe dhe drejtorin e Fondit për zhvillim teknologjik dhe inovacione, Jovan Despotovski, ndanë kartela me vlerë për projektet më të suksesshme hulumtuese për 20 shkolla fillore dhe të mesme nga mbarë vendi.

Kryeministri Zaev në fjalimin e tij tha se mendimi krijues dhe shpirti hulumtues te fëmijët dhe nxënësit duhet të nxiten në kuadër të procesit arsimor, nga familja dhe shoqëria.

“Ngjarja e sotme është vërtetim për përkushtimin e qartë për nxitje të inovacioneve. Që të rinjtë të krijojnë ide të reja dhe ne t’i përkrahim në realizimin e tyre. Ju dëshirojmë shumë suksese në të ardhmen”, tha ministri Arsimit, Arbër Ademi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat