OJQ-të kërkojnë përfshirje në krijimin e politikave

Maqedonia

OJQ-të kërkojnë përfshirje në krijimin e politikave

Më: 9 qershor 2018 Në ora: 07:05
E gjithë kjo u diskutua dje në ditën e hapur e organizuar në Qeveri

Pjesëmarrja e organizatave joqeveritare në krijimin e politikave në vend është një hap tjetër drejt transparencës dhe është për t’u përshëndetur thanë nga sektori civil. Organizata të ndryshme u ankuan për probleme të ndryshme. Ndër to ishte edhe mos-kyçja e organizatave tjera joqeveritare prej qyteteve të tjera jashtë Shkupit.

Organizatat civile nuk janë vetëm në Shkup kemi edhe rajone tjera mjedise tjera urbanistike në vend e posaçërisht zonat rurale janë të lëna pas dore dhe pyetje deri tek kryetarja e këshillit Fani sa organizata civile numëron Këshilli që janë Shkupi dhe sa nga vendet tjera dhe nga zonat rurale – tha Bajram Sulejmani Organizata “Natyra”.

Karanifilovska nga Këshilli për bashkëpunim tha se plotësisht pajtohet për këqyrjen e sektorit civil nga vendet rurale por shtoi se procesi i zgjedhjes së organizatave është bërë në mënyrë transparent. Ndërsa Kaevski tha se të rinjtë duhet ts shohin të ardhmen në vendin e tyre

Absolutisht pajtohem me ju dhe komentin tuaj. Ndoshta nuk kam të dhëna precize dhe të sakta por atë që mund t’a them më shumë siguri është që 16 organizata civile vetëm 3 janë përfaqësues të cilët organizatat e tyre ose janë jashtë Shkupit ose organizata rrjetë të kyçura dhe kanë zyrat e tyre në ndonjë vend tjetër – u shpreh Fani Karanfilovksa ,Këshilli për bashkëpunim në mes Qeverisë dhe OJQ.

Unë dua që të rinjtë të shohin të ardhmen e tyre këtu në vend, të mos e ndjejnë këtë vend si të huaj por në të kundërtën të kyçen dhe të japin kontribut më të madh për zhvillim jo vetëm për të rinjtë por në përgjithësi për të gjithë – tha Darko Kaevski, Drejtori Agjencisë për rini dhe sport.

E gjithë kjo u diskutua dje në ditën e hapur e organizuar në Qeveri për të gjitha organizata joqeveritare në vend. Damjan Mancevski si ministër i shoqërisë informatike dhe administratës tha se ky është një hap tjetër për rritjen e transparencës se Qeverisë dhe se janë të hapur për një bashkëpunim të tillë për krijimin e një komunikim dhe bashkëpunimi me Qeverinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat