Filipçe: Për gjashtë muaj janë punësuar 1.000 persona

Maqedonia

Filipçe: Për gjashtë muaj janë punësuar 1.000 persona

Më: 8 qershor 2018 Në ora: 17:14
Venko Filipçe

Gjatë gjashtë muajve të fundit në shëndetësinë publike në vend janë realizuar 1.000 punësime nga të cilat pjesa më e madhe janë mjek, njofton ministri për Shëndetësi, Venko Filipçe gjatë vizitë në spitalin e Velesit.

Ai njoftoi se nga fundi i këtij muaji do të filloj e drejta për specializim, ndërsa një numër i madh mjekësh do të fillojnë me specializim nga muaji shtator, duke theksuar se mungesa e specialistëve është si rezultat i planifikimit të keq të pranimit të kuadrit.

Në pyetjen e mungesës së mjekëve specialistë brenda shtetit, ministri tha se do të plotësohen nga mjekët e Shkupit apo qyteteve tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat