Zhbogar: Duhet durim dhe besim që të arrihet marrëveshja për çështjen e emrit

Maqedonia

Zhbogar: Duhet durim dhe besim që të arrihet marrëveshja për çështjen e emrit

Më: 8 qershor 2018 Në ora: 14:03
Ambasadori i BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar

Ambasadori i BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar thotë se zgjidhja e çështjes së tejzgjatur të emrit do të jetë në të mirë të të dy vendeve.

Sipas tij, marrëveshja e mundshme Maqedoni-Greqi do të ishte në të mirë edhe të rajonit dhe tërë Evropës.

Nga Manastiri, Zhbogar porositë se duhet durim dhe besim që të arrihet deri te marrëveshja.

Ai shprehet se me padurim priten rezultatet e bisedimeve mjaft të shpeshta që janë duke u zhvilluar ende.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat