SHBA-të mbështetin procesin e bisedimeve për çështjen e emrit të Maqedonisë

Maqedonia

SHBA-të mbështetin procesin e bisedimeve për çështjen e emrit të Maqedonisë

Më: 8 qershor 2018 Në ora: 10:08
Ilustrim

Një përfaqësues nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) deklaron se SHBA-të i inkurajojnë qeveritë e Maqedonisë dhe Greqisë që të gjejnë një zgjidhje të pranueshme për të dy palët, për çështjen e emrit.

Kjo përgjigje vjen për agjencinë greke ANA-MPA, në lidhje me këtë çështje.

Sipas përfaqësuesit, SHBA-të vazhdojnë të mbështetin procesin e bisedimeve nën ombrellën e OKB-së, duke thënë se marrëveshja duhet të jetë në interes të integrimeve euro-atlantike, rritjes ekonomike, paqes e stabilitetit në rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat