MPJ Maqedoni: Cilësia e përmbajtjes së tekstit, shumë më e rëndësishme se nevoja për finalizim

Maqedonia

MPJ Maqedoni: Cilësia e përmbajtjes së tekstit, shumë më e rëndësishme se nevoja për finalizim

Më: 7 qershor 2018 Në ora: 23:55
Foto ilustrim

Ministria për Punë të Jashtme e Maqedonisë në një kumtesë me shkrim, shprehet se në këtë çast tepër të ndjeshëm në procesin e negociatave për tejkalimin e dallimeve për çështjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë vlerëson se publiku vendas dhe ai ndërkombëtar duhet të informohet për disa hollësi të këtij procesi.

“Gjatë negociatave u tregua vullnet i mirë dhe u arrit rezultat i mirë. Në këtë çast, si në çdo protest të këtij lloji, duhet vullneti mirë të kalojë në tekst të marrëveshjes nga ana e grupeve të punës, që në mënyrë më adekuate do të prezantojë përmasat thelbësore nga mirëkuptimi politik i arritur mes dy palëve. Cilësia e tekstit të marrëveshjes dhe nevoja për arritje të një marrëveshje afatgjate dhe të qëndrueshme, të pranueshme për të dyja palët, janë shumë më të rëndësishme nga nevoja që ky proces të finalizohet brenda ndonjë afati të caktuar”, thuhet në kumtesën e MPJ-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat