Rritja e BPV-së në Maqedoni, vetëm 0.1%

Maqedonia

Rritja e BPV-së në Maqedoni, vetëm 0.1%

Më: 7 qershor 2018 Në ora: 21:49
Foto ilustrim

Sipas rë dhënave të Entit shtetëror për statistika, norma e rritjes në BPV-së për tremujorin e parë të vitit 2018 është vetëm 0.1%,.

Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë, Branko Azeski, vlerëson se ky rezultat ka qenë i pritshëm sepse nuk ka pasur lëvzije të rëndësishme strukturore në asnjë sektor të ekonomisë.

“Duhet të jemi të kujdesshëm, por unë mendoj se duhet të përkrahen eksporti dhe industria. Do të insistojmë për këtë, sepse ata janë thelbësor për zhvillim. Ndoshta nuk mundet menjëherë, por duhet të punohet”, thotë Azeski.

Në tremujorin e parë të vitit 2018, rritje më e madhe është shënuar në sektorët -art, zbavitje dhe rekreacion; veprimtari tjera shërbyese; veprimtari të amisërive si punëdhënës; veprimtari të amvisërive që ofrojnë prodhime të ndryshme me 12.1%; tregtia me pakicë dhe shumicë; riparim i automjeteve dhe motoçikletave; transport; objekte për qëndrim veprimtari shërbyese me ushqim me 10.5% dhe – veprimtari profesionale, shkencore dhe teknike; veprimtari shërbyese administrative dhe ndihmëse me 8.5%.

Harxhimet përfundimtare të amvisërive, duke përfshirë edhe insttucionet jofitimprurëse që ju shërbejnë amvisërive, në tremujorin e parë të vitit 2018 kanë shënuar rritje nominale për 4.0%, ndërsa pjesëmarrja e saj në strukturën e bruto prodhimit vendor është 64.3%.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat