Sheqerinska: Maqedonia është partner i vërtetë i NATO-s, pres anëtarësim në Samitin e korrikut

Maqedonia

Sheqerinska: Maqedonia është partner i vërtetë i NATO-s, pres anëtarësim në Samitin e korrikut

Më: 7 qershor 2018 Në ora: 20:17
Sheqerinska: Maqedonia është partner i vërtetë i NATO-s, pres anëtarësim në Samitin e korrikut

Maqedonia është partner i vërtetë i Aleancës dhe meriton të bëhet aleat. Anëtarësia në NATO do të jetë njohje e mundit tonë dhe do të forcojë sigurinë në rajon. Kjo është porosia që ministrja e mbrojtjes e Maqedonisë, Radmilla Sheqerinska sot dhe nesër do ta përcjellë te kolegët e saj, ministrat e shteteve anëtare të NATO-s në prag të Samitit të Aleancës në korrik.

Sot ministrja Sheqerinska realizoi takim me ministrin e mbrojtjes së Letonisë, Raimonds Bergmanis, ndërsa nesër në suaza të mbledhjes së Këshillit Veriatlantik të NATO-s, do të ketë disa takime me ministrat e mbrojtjes së shteteve anëtare të NATO-s.

Në Mons, Sheqerinska takoi zëvendës-komandantin e Komandës kryesore të forcave të NATO-s për Evropën, gjeneralin James Everard. Në këtë takim, Sheqerinska përsëriti se Maqedonia është fuqishëm e përkushtuar në realizimin e qëllimit tësaj – anëtarësi të plotë në NATO dhe informoi gjeneralin për reformat e vazhdueshme në Armatën e Republikës së Maqedonisë.

Sheqerinska nesër do të marrë pjesë në mbledhjen e ministrave të mbrojtjes së shteteve anëtare të NATO-s dhe ministrave të shteteve pjesëmarrëse në misionin “Përkrahje vendimtare”, me të cilin udhëheq sekreatari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat