Bejli: SHBA për emrin mbështet zgjidhjen e pranueshme për të dyja palët

Maqedonia

Bejli: SHBA për emrin mbështet zgjidhjen e pranueshme për të dyja palët

Më: 7 qershor 2018 Në ora: 15:20
Xhes Bejli

SHBA-ja tanimë një kohë të gjatë i jep mbështetje Greqisë dhe Maqedonisë lidhur me zgjidhjen e çështjes së emrit, ka deklaruar ambasadori amerikan Xhes Bejli sipas të cilit zgjidhja e këtij kontesti do të sjellë të mira për të dyja vendet, por gjithashtu do të kontribuoj edhe për paqe dhe prosperitet në tërë rajonin.

“Vazhdojnë negociatat mes të dyja palëve me ndihmën e Kombeve të Bashkuara. Për shkak të çështjes specifike unë do iu lë të dyja vendeve të gjejnë një zgjidhje të përbashkët të pranueshme, të cilën qytetarët e presin tanimë një kohë të gjatë”, deklaroi Xhes Bejli, ambasador i SHBA-së në Shkup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat