Maqedonia në vendin e 87-të sipas Indeksit Global të Paqes

Maqedonia

Maqedonia në vendin e 87-të sipas Indeksit Global të Paqes

Më: 6 qershor 2018 Në ora: 20:12
Ilustrim

Sipas publikimit të Institutit për ekonomi dhe paqe në Sidnej, Maqedonia këtë vit ndodhet në pozitën e 87-të prej gjithsej 163 shtete në listë, ndërsa vitin e kaluar ndodhej në pozitën e 102-të.

Maqedonia vitin e kaluar realizoi ngritje prej 15 vendesh sipas Indeksit global të paqes për vitin 2018, indeks i cili vlerëson gjendjen e paqes në shtete.

Në krahasim me shtetet e rajonit, Maqedonia ndodhet pas Bullgarisë(26), Kroacisë (27), Shqipërisë (52), Serbisë (53), Malit të Zi (58) dhe Greqisë (79), ndërsa është më lartë në listë se Bosnja e Hercegovina, e cila ndodhet në vendin e 89-të dhe Kosova, në vendin e 92-të.

Gjendja e paqes matet bazuar në tre koncepte tematike: niveli i paqes në shoqëri, masa e konfliktit të vazhdueshëm të brendshëm ose të jashtëm dhe shkallës së militarizimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat