Planifikohet seancë e përbashkët e qeverive të Maqedonisë dhe Kosovës

Maqedonia

Planifikohet seancë e përbashkët e qeverive të Maqedonisë dhe Kosovës

Më: 6 qershor 2018 Në ora: 20:12
Ilustrim

Maqedonia dhe Kosova planifikojnë përforcimin e bashkëpunimit në më shumë sfera, si transporti hekurudhor, mbrojtja, diaspora, inovacionet, kultura dhe ekonomia.

Këtë do ta realizojnë përmes nënshkrimit të marrëveshjeve për intensifikim të bashkëpunimit në këto fusha edhe atë në seancën e parë të përbashkët të qeverive të Maqedonisë dhe të Kosovës.

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dje në seancë qeveritare u emërua koordinator për seancën dhe ai në koordinim me zëvendëskryetarin e Qeverisë së Kosovës duhet të caktojnë datë për mbajtjen e seancës, njoftoi në konferencën e sotme për shtyp zëdhënësi qeveritar Muhamed Hoxha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat