Maqedoni, procesi gjyqësor për ngjarjet e 27 prillit shtyhet për dy javë, gjykatësja në pushime

Maqedonia

Maqedoni, procesi gjyqësor për ngjarjet e 27 prillit shtyhet për dy javë, gjykatësja në pushime

Më: 5 qershor 2018 Në ora: 22:33
Pamje nga nje seance gjyqesore

Gjykatësja e cila udhëheq procesin gjyqësor për ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë, ka shkuar në pushim dhe për këtë arsye gjykimi për akuzën më përmbajtësore është shtyrë për dy javë, shkruan Tv 24 duke u thirrur në burime nga Gjykata Penale.

Jozyrtarisht, thuhet se gjykatësja Xheneta Bektoviq të kthehet më 18 qershor.

Gjykatësja Bektoviq dhe dy gjykatës tjerë duhet të vendosin nëse do të japin dritë jeshile për të gjykuar Mitko Çavkovin, pesë deputetët dhe pjesëmarrësit tjerë të protestave, për shkelje terroriste të rendit kushtetues dhe sigurisë së vendit. Akuza në Gjykatën Penale ka arritur më 27 mars, ndërsa ankesa e fundit nga avokatët e të akuzuarve është dorëzuar para dy javësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat