Shtohet afati i aplikimit për privatizim të tokës shtetërore në Maqedoni

Maqedonia

Shtohet afati i aplikimit për privatizim të tokës shtetërore në Maqedoni

Më: 5 qershor 2018 Në ora: 21:23
ilustrim

Ministria e Financave përgaditi ndryshime në privatizimin dhe marrjen me qira të tokës ndërtimore në pronësi shtetërore, me të cilat shtyhet afati final i dorëzimit të kërkesës për privatizimin e tokës. Me këto ndryshime shtohen tre vite afat, përkatësisht mundësi që kërkesat të dorëzohen deri më 31 dhjetor të vitit 2021.

Afati për dorëzimin e kërkesës, për këtë arsye, skadoi më 15 dhjetor i vitit 2014, dhe që nga kjo datë e deri më tani, nuk kishte mundësi të dorëzohen kërkesat për privatizim.

Nga Ministria thonë që në periudhën e kaluar kanë ardhur shumë reagime nga qytetarë që nuk kanë arritur që ta arrijnë afatin për dorëzimin e kërkesës për privatizim.

Bëhet fjalë për qytetarë të cilët kanë jetuar jashtë shtetit, por edhe qytetarë që jetojnë në Maqedoni, por nuk kanë pasur mundësi të dorëzojnë kërkesën në afatin e caktuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat