Parashikohen ndryshime në Ligjin për financimin e partive politike në Maqedoni

Maqedonia

Parashikohen ndryshime në Ligjin për financimin e partive politike në Maqedoni

Më: 5 qershor 2018 Në ora: 18:29
Ilustrim

Të zvogëlohen donacionet nga personat fizik dhe juridik, ndërsa të shtohen mjetet nga buxheti është një nga propozimet e grupit të punës për ndryshimet në Ligjin për financimin e partive politike.

Nga LSDM thonë se ata janë ‘për’ këto ndryshime dhe kërkojnë mënyrë që të dhënat për financimin të jenë të hapura për publikun. Nga OBRM-PDUKM heshtin,ndërsa nga BDI thonë se partitë janë të dakorduara për zgjidhje të re ligjore, por ka dallime në metodoligji.

Agjencia kundër korrupsionit thotë se nuk është e rëndësishme vetëm sjellja e ligjit të tillë, por zbatimi i tij, pasi që rikujtojnë për një sërë parregullsi në finasimin e partive politike që ndër vite kanë mbetur pa u sanksionuar.

Në raportin e BDI-së si donatorë shfaqen “Posta e Maqedonisë”, komuna Likovë, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, “Hekurudhat e Maqedonisë” dhe FSPIOM. Nga kjo parti arsyetohen se mjetet nuk janë nga institucionet në fjalë, por nga funksionarë të partisë që punojnë në këto institucione.

Ka dyshime edhe për fondet e OBRM-PDUK-së, të cilët për një vit kanë mbledhur 908.000 euro.
LSDM ka mbledhur 34.000 euro gjatë vitit 2017, ku shuma më e lartë e dhuruar është 100 mijë denarë.

Argumentet që mbështesin finasimin publik të partive politike janë se kjo mënyrë e punës do të nxisë nivel më të lartë të demokracisë dhe se finasimi me mjete të buxhetit shtetëror ul nevojën për kthim të shërbimeve nga partitë ndaj dhuruesve të shumave më të larta të mjeteve, gjë që ul edhe mundësinë për korrupsion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat