Mehazi pyet Mickoskin: Pse kjo republikë njihet si Ish-Republikë Jugosllave e Maqedonisë?

Maqedonia

Mehazi pyet Mickoskin: Pse kjo republikë njihet si Ish-Republikë Jugosllave e Maqedonisë?

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 5 qershor 2018 Në ora: 16:28
Foto

Nëse për Mickoskimin, ligji i gjuhës shqipe është antikushtetues, atëherë edhe Kushtetuta e kësaj republike është antikushtetuese ndaj popullatës shqiptare në Maqedoni. Kështu vlerëson njohësi i çështjeve politike në Maqedoni Sulejman Mehazi .

Ai ka thënë për " Bota sot", se  nëse kryetarit të VMRO-së: "Maqedonia u takon maqedonasve" atëherë e pyesim Mickoskin, pse ndërkombetarisht kjo republikë njihet si Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë-FYROM?

Image
Sulejman Mehazi

“Arsyeja pse kjo republikë njihet si ish-Republikë Jugosllave e Maqedonisë, është sepse nuk është vetëm e maqedonasve. Pra e pyesim Mickoskin pse grekët se njohin nocionin dhe shtetin Maqedoni? Shkurt e qartë, politika e VMRO-së është vazhdimësi e ish-kryetarit Gruevski. Dhe kjo është normale, kur Zaevi bëhet me liberal e social në qeveri, e kundërta, opozita do bëhet me konzervative e nacionaliste. Janë llafe e të gjithë partive opozitare pasi edhe vet Ramushi kur ishte në opozitë thoshte shumë deklarata të forta për Çakorrin, kurse tani si kryeministër, u bë shumë i butë dhe i lehtë për Çakorin. Pra  edhe veprimet e Mickoskit janë të njëllojta si të Haradinaj”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat