Shqiptarët në njësitet speciale në Maqedoni numërohen në gishta

Maqedonia

Shqiptarët në njësitet speciale në Maqedoni numërohen në gishta

Më: 5 qershor 2018 Në ora: 09:30
Njesitet speciale

Vazhdon Përfaqësimi joadekuat i shqiptarëve në njësitë speciale. Gentian Dauti, i cili është polic në njësinë për intervenim të shpejtë, përmes Facebook-ut ka reaguar për numrin e ulët të shqiptarëve në këtë njësit.

“Komandant i njësitit  është maqedon, zëvendësi maqedon , 3 ndihmës Komandanta janë maqedon, Komandanta te objekteve anë 10 dhe ndihmës 10, domethënë as 1 Shqipëtar, Komandant udhëheqës  të 30 policëve ka vetëm 1 Shqipëtar, gjithësej prej 15, udhëheqës si  i 5 policëve ka vetëm 8 Shqipëtar gjithësej prej 72, Instruktora prej 20 asnjë shqiptar ,nëpër shtabe asnjë Shqipëtar me cfarë fjalësh dilni e tregoni që i kemi të drejtat e barabarta??”

Sipas këtij reagimi të Dautit, në njësinë ku ai bën pjesë, ka policë me rreth 15 vjet përvojë pune por që nuk avancohen edhe pse i plotësojnë kriteret. Me ironi, Gentiani shkruan se i vetmi përmirësim që është bërë në njësinë për intervenim të shpejtë, është punësimi i 3 kuzhinierëve shqiptarë. I pyetur për avancimin e shqiptarëve nëpër njësi speciale të vendit, zëvendësministri i brendshëm Agim Nuhiu tha se kjo ditë nuk është e largët.

“Jemi të orientuar dhe tani është në rrjedhë e sipër edhe një konkurs, ku kemi kërkesa për inkuadrime të reja, kemi motivuar punonjës shqiptarë që edhe ata të jenë pjesë e njësive speciale dhe dua të them se rreth 40 shqiptarë në njësitin për intervenim të shpejtë”, tha Agim Nuhiu – zv/ministër për punë të brendshme.

Në njësinë speciale për rend publik, përfaqësimi i shqiptarëve është 30% tha Nuhiu, duke mos fshehur faktin se në njësiti për intervenim të shpejtë “Tigrat” nuk është i punësuar asnjë shqiptar.

“Kolegët e mi paraprak të cilët kanë qenë në pozitën e zëvendësministrit kanë qenë të orientuar për të motivuar shqiptarët që të inkuadrohen në këtë njësi, por ka munguar interesimi i duhur, ka pasur edhe hile në drejtim të selektimit por edhe demotivim që shqiptarët të mos inkuadrohen në këtë njësi”, u shpreh Agim Nuhiu – zv/ministër për punë të brendshme.

Nuhiu tha se ka shqiptarë që kanë kapacitete profesionale dhe morale për të drejtuar me njësi speciale të vendit dhe shumë shpejtë një pjesë e tyre “do të marrin detyra menaxheriale në kuadër të këtyre njësive speciale”, megjithatë zëvendësministri nuk jep asnjë afat kohor se kur mund të bëhen këto emërime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat