Në forumin “Francë-Ballkan 2018”, Maqedonia prezantoi mundësitë e investimeve

Maqedonia

Në forumin “Francë-Ballkan 2018”, Maqedonia prezantoi mundësitë e investimeve

Më: 5 qershor 2018 Në ora: 08:52
Forumi “Francë-Ballkan 2018”

Agjencia për investime të huaja dhe promovimin e eksportit të Republikës së Maqedonisë, morën pjesë në forumin e biznesit Francë – Ballkan 2018, i cili u mbajt në Beograd, në periudhë nga 30 maj deri më 1 qershor, të vitit 2018, në organizim të Agjencisë për investime të huaja të Francës “Business France” dhe Ambasadës së Republikës së Francës në Maqedoni.

Forumi i biznesit është organizuar me qëllim për të ndihmuar kompanitë nga Ballkani që të gjejnë partnerë potencialë nga Franca, në fushën e: agroindustrisë, infrastrukturës, energjisë, me fokus tek burimet e ripërtërishme të energjisë, teknologjitë e informacionit dhe turizmin.

Në këtë forum të biznesit përveç ekspertëve, drejtuesve të korporatave të mëdha botërore, përfaqësuesve nga sektori qeveritar dhe institucionet publike, morën pjesë pronarë të kompanive të mëdha prodhuese nga Franca, të cilët janë të pranishëm në Ballkan, si dhe biznesmenë nga 12 vende: Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Bullgari, Qipro, Kroaci, Maqedoni, Greqi, Kosovë, Moldavia, Mali i Zi, Rumani dhe Serbi.

Përfaqësuesit e Francës në forumin e biznesit paralajmëruan një valë të re të investimeve në Ballkan, si dhe hapje më të madhe dhe bashkëpunim me të gjitha vendet e rajonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat