Maqedonia vazhdon pa Komision për Antikorrupsion, ekspertët ofrojnë model

Maqedonia

Maqedonia vazhdon pa Komision për Antikorrupsion, ekspertët ofrojnë model

Më: 3 qershor 2018 Në ora: 10:45
Foto ilustrim

Derisa autoritetet po mendojnë se cilin model për reformimin e Komisionit Antikorrupsion do ta zgjedhin, vendi tashmë tre muaj është pa këtë organ, puna e të cilit është që ta kontrollojë statusin e pronës së funksionarëve të zgjedhur dhe të vendosë për një konflikt të mundshëm interesash. Nga sektori joqeveritar sugjerojnë se është humbur mjaft kohë dhe se kjo është në dëm të qytetarëve, prandaj siç thonë, nevojitet që ky komision të reformohet sa më shpejt. Ish-kryetarja e Komisionit Antikorrupsion, Sllagjana Taseva, e propozon modelin e Sllovenisë, sipas të cilit për këtë pozitë do të konkurrojnë personat kompetentë.

“Ekzistojnë modele të ndryshme, për atë se si zgjidhen, por të gjitha bazohen në kompetencën, njohurinë dhe opinionin publik, e jo në politikën dhe pazarin politik, sepse në të vërtetë nuk kemi, por edhe atëherë nuk ka pasur nevojë nga përpilimi i një ligji të ri për Antikorrupsion, për shkak se edhe sot kemi komision të politizuar”, tha Sllagjana Taseva, Ish-Anëtare e Antikorrupsionit.

Si në raportet e kaluara, ashtu edhe në Raportin e fundit të Komisionit Evropian, është theksuar se Maqedonia duhet të tregojë vullnet serioz politik, për t’u ballafaquar me korrupsionin, i cili është i pranishëm në shumë sfera.

“Hulumtimet për korrupsion gjatë furnizimeve publike po bëhen gjithnjë e më të shpeshta, por hetimet financiare dhe konfiskimi i pronës, rrallë po përdoren gjatë hetimeve. Duhet përforcuar autorizimet dhe resurset e policisë, Prokurorisë Publike, gjykatave, Agjencisë për menaxhim me pronat e konfiskuara, për të mundur të merren dhe të konfiskohen mjetet kriminale, përshirë edhe në fazat e hershme të hetimeve penale”, Raporti i Prigresit të KE-së për Maqedoninë.

Taseva thotë se jo vetën Raporti nga Brukseli, por edhe rënia e vazhdueshme e Indeksit për perceptimin e korrupsionit tregon se Maqedonia është një ndër vendet më të korruptuara në botë.

Pasi Drejtoria e të Hyrave Publike ka bërë raport revizor, i cili ka treguar se disa prej anëtarëve të Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit, kanë bërë shpenzime të padedikuara të parave, pesë prej tyre dhanë dorëheqje. Hetim ka hapur edhe Prokuroria Publike. Në ndërkohë, Komisioni funksionon vetëm në mënyrë administrative. Qeveria paralajmëroi ligj të ri për Komisionin Antikorrupsion, kurse sipas deklaratës së djeshme të kryeministrit Zoran Zaev, politikanët nuk do të mund të jenë anëtarë të komisionit, por vetëm personat jopartiakë dhe ekspertë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat