Kouvelis: Është herët të flitet se bisedimet për emrin kanë përfunduar

Maqedonia

Kouvelis: Është herët të flitet se bisedimet për emrin kanë përfunduar

Më: 1 qershor 2018 Në ora: 21:33
Fotis Kouvelis

Është e vështirë të argumentohet se negociatat midis Greqisë dhe ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë për mosmarrëveshjen e emrit kanë përfunduar, tha ministri alternativ grek i Mbrojtjes, Fotis Kouvelis duke komentuar mbi informacionin që bisedimet midis Athinës dhe Shkupit po zvarriten.

“Do të ishte e panevojshme për të njoftuar fundin e këtyre bisedimeve”, tha Kouvelis gjatë një ceremonie në bazën ajrore të Ushtrisë Greke në Tripoli, raportoi Kathimerini.

“Vendi ynë dëshiron të ketë një zgjidhje dhe pikat që janë ngritur janë kushte të nevojshme që garantojnë një rezultat të mirë, nëse pranohet nga vendi fqinj”, shton Kouvelis.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat