Grekët do të protestojnë kundër kompromiseve për emrin me Maqedoninë

Maqedonia

Grekët do të protestojnë kundër kompromiseve për emrin me Maqedoninë

Më: 1 qershor 2018 Në ora: 09:50
Pamje të marshit të mbajtur muaj më parë në Greqi, si shenjë pakënaqësie për ndonjë kompromis eventual me Maqedoninë në kontestin për emrin.

Grekët kanë kundërshtuar ndonjë kompromis të mundshëm në kontestin për emrin që ka shteti i tyre me Maqedoninë, duke thënë se planifikojnë mbajtjen e disa protestave në disa qytete të veri të Greqisë javën e ardhshme.

Organizatori, Michalis Patsikas, ka thënë në një konferencë për media më 31 maj se ai pret zhvillimin e protestave më të mëdha në 13 qytete në territorin e Provincës greke të Maqedonisë, që gjendet në kufi me vendin e Ballkanit.

Protesta mund të zhvillohen edhe në qytete tjera, ka thënë Patsikas, duke parashikuar se në këto organizime do të marrin pjesë 3 milionë persona.

Liderët e Greqisë dhe Maqedonisë kanë thënë këtë javë se janë afër arritjes së marrëveshjes për emrin e ri të Maqedonisë.

Kundërshtimet nga ana e Greqisë për përdorim e këtij emri nga ana e vendit fqinj ka bllokuar tentimet e Maqedonisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Ndonëse liderët e të dyja shteteve është raportuar se janë afër arritjes së marrëveshjes për ndonjërin nga emrat si “Maqedonia e Epërme” apo “Maqedonia e Re”, planet për protesta tregojnë se publiku kundërshton çdo kompromis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat