Në Maqedoni vjet kanë punuar 115 televizione dhe radio stacione

Maqedonia

Në Maqedoni vjet kanë punuar 115 televizione dhe radio stacione

Më: 31 maj 2018 Në ora: 16:03
Foto ilustrim

Servisi Transmetues Publik RTVM vjet ka emituar 23.729 orë programe televizive, nga të cilat pjesa më e madhe 42.1 për qind janë dokumentare dhe programe muzikore, ndërsa televizionet private kanë transmetuar 395.190 orë, ku 27.7 për qind janë programe lojërash, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror për Statistika.

Me aktivitete e transmetuese vitin e kaluar në Maqedoni janë marr 115 transmetues, nga të cilat 64 emitojnë programe radio, ndërsa 51 programe televizive.

Një nga transmetuesit është transmetues publik, 60 janë kompani tregtare transmetuese, ndërsa tre janë transmetues jo profitabil. Transmetuesi publik vitin e kaluar ka transmetuar gjithsej 38.020 orë program, nga të cilat 53.3 për qind janë muzikë, kompanitë shoqërore transmetuese kanë transmetuar 461.283 orë program, njëjtë edhe ato pjesën më të madhe prej 60.9 për qind programe muzikore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat