Media greke kërkon sqarime nga Tsipras, në lidhje me bisedimet për emrin e Maqedonisë

Maqedonia

Media greke kërkon sqarime nga Tsipras, në lidhje me bisedimet për emrin e Maqedonisë

Më: 31 maj 2018 Në ora: 10:08
Aleksis Tsipras

Gazeta “Prototema” kërkon nga kryeministri grek, Alexis Tsipras, që të përgjigjet nëse e ka njohur gjuhën maqedonase dhe identitetin.

Në pyetjet për të janë edhe tërheqja ose jo, nga kërkesa për erga omnes të cilitdo propozim që mund të pranohet si zgjidhje e kësaj çështje.

Edhe Kushtetuta e Maqedonisë është pjesë e pyetjeve, pra nëse Greqia do ta lejoj anëtarësimin në NATO të Maqedonisë, pa e ndryshuar Kushtetutën.

Gazeta kërkon nga Tsipras që të raportojë para qytetarëve grek.

Të gjitha këto pyetje bëhen pas deklaratës së Ivanovit që nuk pranon një emër erga omnes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat