Gjendja me gripin në Maqedoni

Maqedonia

Gjendja me gripin në Maqedoni

Më: 28 maj 2018 Në ora: 23:37
Ilustrim

Gjatë javës së 20 të vitit 2018 (14.05 – 20.05.2018), në Republikën e Maqedonisë janë raportuar 13 raste të gripit, krahasuar me javën e kaluar (35) ka një rënie prej 62,9% të numrit të të sëmurëve, njofton Instituti i Shëndetit Publik, transmeton Koha.

Krahasuar me sezonin e kaluar (26)ka një rritje të numrit të të sëmurëve për 50%., ndërsa krahasuar me lakoren epidemiologjike (të modeluar gjatë 7 viteve të fundit) ka një rënie prej 56,8% (Grafiku 1).

Sipas moshës, gjatë javës së njëzetë numri më i madh i të sëmurëve–  7 janë regjistruar në grupmoshën 15-64 vjet, ndërsa incidencë më e lartë prej 1,7/100.000 banorë tek fëmijët 0-4 vjet ku janë raportuar 2 raste.

Këtë javë numri më i madh i të sëmurëve (8) është raportuar në QSHP Tetovë, ndërsa incidencë më e lartë (10.5/100.000 banorë) është regjistruar në NJR Kratovë.

Në  njësitë e tjera të raportimit është regjistruar aktivitet shumë i ulët i virusit të gripit dhe raste sporadike.

Në të gjitha njësitë e raportimit në vend është regjistruar aktivitet shumë i ulët i virusit të gripit, domethënë aktivitet jashtësezonal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat