Shtrenjtohen sërish çmimet e derivateve në Maqedoni

Maqedonia

Shtrenjtohen sërish çmimet e derivateve në Maqedoni

Më: 28 maj 2018 Në ora: 14:48
Ilustrim

Çmimet me pakicë të derivateve në Maqedoni prej sonte në mbrëmje do të rriten me dy denarë.

Kështu vendosi Komisioni Rregullator i Energjetikës.

Sipas vendimit, çmimi i ri i benzinës EUROSUPER BS 95 do të jetë 73.50 denarë për litër, ndërkaq i EUROSUPER 98 75.50 denarë për litër. Çmimi i dizelit do të jetë 65 denarë për litër, ndërkaq vaji ekstra i lehtë për amvisëri 54 denarë dhe çmimin e mazutit do të jetë 34.50 denarë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat