Personat e aboluar mund të “falen” edhe në Strasburg

Maqedonia

Personat e aboluar mund të “falen” edhe në Strasburg

Më: 27 maj 2018 Në ora: 18:22
Gjorgjie Ivanov

56 politikanët që u aboluan nga Presidenti Ivanov dy vite më parë, me ankimim të vendimit të gjykatave vendase në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, jo që mund të shpallen të pafajshëm, por mund të marrin edhe dëmshpërblim. Kështu thotë juristi Miralem Asani i cili bazuar në të drejtën ndërkombëtare, vlerëson se abolimi është akti i njëanshëm dhe i pakthyeshëm.

Falja u bë nga kryetari i shtetit dhe më pas u tërhoq, mirëpo për një moment ai prodhoi efekte juridike. Duke e pasur parasysh se ky është akt i njëanshëm i kryetarit të shtetit i garantuar me Kushtetutë, ekziston frika dhe dyshimi se këto lëndë pasi që të mbarojnë dhe pasi që të përfundojnë shkallën e parë, shkallën e dytë apo edhe mjete të jashtëzakonshme pranë Gjykatës Supreme, ekziston mundësia që pranë gjykatës Evropiane për Liri dhe të Drejta të Njeriut, të sjellë vendim, për shkak se këto njëherë janë aboluar, ekziston mundësia që ajo t’i shpall të pavlefshme këto aktgjykime dhe nga persona të akuzuar të na paraqiten si persona të dëmtuar – deklaroi Miralem Asani, Avokat.

Më 12 prill të vitit 2016 nga ana e Presidentit Gjorgje Ivanov, u aboluan 56 politikan të cilët ishin nën hetim të Prokurorisë Speciale Publike. Pas reagimeve të shumta dhe protestave masive, 2 muaj më vonë Ivanov tërhoqi plotësisht vendimin për falje të politikanëve vendim ky që shkatoi konfuzion nëse abolimi vlen ende apo jo. Megjithatë Ivanov asokohe deklaroi se këtë vendim e morri për ta nxjerr vendin nga kriza politike.

Me qëllimin që të ju sjellë deri te zgjidhja e krizë, deri te relaksimi i qëndrimeve të kundërshtarëve politik dhe mbështetësve të tyre, i vetëdijshëm për pasojat ndaj shtetit dhe qytetarëve nëse nuk ndërmerret diçka në këtë krizë të thellë, i vetëdijshëm edhe për pasojat ndaj meje me marrjen e këtij hapi, por edhe me besim të thellë se po sjell vendim në interes të shtetit dhe kombit, stabilitetit të saj dhe pavarësisë së saj, vendosa që ti jap fund kësaj agonie në Maqedoni – pati deklaruar presidenti Gjorgjie Ivanov.

Nga lëndët e PSP-së, deri tani me burg janë dënuar 3 persona, edhe atë, Nikolla Gruevski, Gjoko Popovski dhe Goran Grujovski i cili gjendet në arrati. Në shumë raste të tjera janë shqiptuar dënime me kusht ndërsa ditëve në vijim priten edhe vendime tjera gjyqësore për lëndët e PSP-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat